Në Angli u përjetua keq barazimi 1-1 i Arsenalit ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Media angleze kritikoi ashpër arbitrin holandez Danny Makkelie, i cili anuloi penalltinë e pretenduar të Hancko ndaj Eze pas sinjalizimit nga VAR. “Arsenali ishte viktimë e një vjedhjeje kur Eze iu anulua penalltia në një episod shumë të diskutueshëm televiziv”, – shkroi “Daily Telegraph”.
Teilen: