Arabia Saudite është kthyer në modë për futbollistët dhe jo vetëm. Pasi u transferuan disa nga lojtarët më të mirë të Europës, arabët tashmë janë në kërkim të trajnerëve dhe prej kohësh është kërkuar Masiliano Alegri e Zhoze Murinjo.
Por, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të largohet dhe tashmë një tjetër emër ka dalë në skenë. Xhenaro Gatuzo është në dëshirat e klubeve arabe dhe ka qenë vetë kryeministri i Arabisë ai që e ka telefonuar për t’i kërkuar që të shkojë në Arabi.
Menaxheri Jorge Mendez është duke punuar për këtë dhe mediat italiane raportojnë se palët janë në rrugën e duhur. Ndryshe nga të tjerët që kanë pasur oferta nga një klub, Gatuzo nuk ka një ofertë konkrete por do të mundet të zgjedhë një skuadër që ka dëshirë të drejtojë duke qenë se shumë nga klubet arabe janë në pronësinë e fondit publik.
PANORAMASPORT.AL