Tuesday, 10. March 2026
Sport

Në Arabi mendojnë dhe për talentet, kampionët sauditë arrijnë akordin me portugezin premtues

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Zhoao Pedro Felipe Nevesh, i njohur si Zhota, shihej si një nga futbollistët më premtues të Europës, pasi ka bërë mjaft mirë me Sëlltikun në sezonet e fundit.

zhota

Gjithsesi 24-vjeçari duket se ka vendosur që t’i japë fund shpejtë aventurës së tij në Europë, duke pranuar ofertën e bërë nga Arabia Saudite.

Siç bëjnë me dije mediat, portugezi ka gjetur akordin me Al Itihad, teksa tashmë pritet të gjendet dhe gjuha e përbashkët mes klubeve.

Zhota kështu do të bashkohet me Karim Benzemanë dhe Ngolo Kantenë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: