Nuk ka gola dhe fitues sfida e luajtur në “Adush Muça”. Përfundon në barazim të bardhë 0-0 ndeshja Bylis-Laçi, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Të dyja skuadrat ndiejnë presionin e renditjes dhe ndonëse mundohen që të gjejnë rrugën e rrjetës, nuk kalojnë në aventurë, pasi e kuptojnë se gabimet kushtojnë shumë në këtë pikë të sezonit.
Rastet për shënim janë të pakta, me dy skuadrat që luftojnë, duke mos lënë shumë hapësira në fushë. Mbyllet në barazim 0-0 kjo sfidë dhe dy skuadrat detyrohen që të ndajnë nga një pikë.
Laçi ngjitet në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Bylisi 32 pikë. Por me fitoren e Skënderbeut në Shkodër ditën e djeshme gara për mbijetesë në Abissnet Superiore është më e hapur se kurrë.