Niko Kovaç dhe Borusia e Dortmundit besojnë në mrekulli.Pas barazimit 2- 2 me Bajernin e Mynihut në “Allianz Arena”, trajneri duartrokiti reagimin e skuadrës së tij dhe dërgoi një mesazh optimizmi për tifozët përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
“Për mua, ka të bëjë me qasjen në lojë me synimin për ta fituar atë dhe për të treguar në shtëpi se ne mund t’i rezistojmë Barçës”, tha Kovaç pas barazimit të së shtunës. Këtë gjë ai e theksoi edhe në konferencën e djeshme për shtyp nga ambientet e stadiumit “Signal Iduna Park”. Në të njëjtën linjë me trajnerin ka qenë dhe mesfushori Emre Xhan. Optimizmi i Dortmundit nuk vjen vetëm nga ata që do të jenë protagonist, trajneri në stol dhe lojtarët në fushë. Edhe në nivelet drejtuese ka optimizëm, ndonës enuk duhet harruar se verdhezinjve u duhet të rikuperojnë një deficit prej 4 golash! Dhe kur sheh se rivali përballë është as më shumë e as më pak por Barcelona, gjërat vështirësohen edhe më tej. Drejtori sportiv Sebastian Kehl ka shprehur një mendim të ngjashëm.
Duke folur për “Europa Press”, ai tha: “Analiza e së enjtes ishte shumë kritike, por kundër Bajernit u mbrojtëm shumë më mirë. Ky është një sinjal i mirë për ndeshjen e kthimit ndaj Racelonës”. Kehl nuk ka qenë i vetmi nga drejtuesit që ka folur me oza optimizmi, duke thirrur të gjithë në apel për një mbrëmje historike. “Kjo do të ishte ndoshta mrekullia më e madhe e futbollit në historinë e Dortmundit. Por ua kemi borxh tifozëve: duhet të japim gjithçka. Dhe qëllimi duhet të jetë fitorja”, tha drejtori sportiv i klubit gjerman, Lars Riken, në një intervistë për “Sky”.
TRAJNERI – Përtej deklaratave me tone të forta optimizmi, trajneri i nënkampionëve të Europës, Niko Kovaç nuk ka harruar se nuk flitet për një gol, por për 4 që skuadra e tij është e detyruar të shënojë. “Ne jemi të vetëdijshëm për situatën. Nuk mund të pretendojmë se jemi në situatën më të favorshme të mundshme. Por ne duam të tregojmë një anë krejtësisht të ndryshme nga ajo që bëmë në Barcelonë dhe të fitojmë. Mrekullitë ndodhin gjatë gjithë kohës, por ne gjithashtu e dimë se Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë vit”, tha Niko Kovaç, i cili u bëri thirrje tifozëve që t’i ndihmojnë ata të përmbysin Barcelonën.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL