• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Festivalin Ndërkombëtar do të shfaqet storja “Vrapuesi që humbi një dorë, synon Lojërat Paralimpike”, me autor Amir Rama nga lajmi.net

19/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 tetor 2023 në Kinemanë ABC në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Do të jenë gjithsej tetë filma sportivë vendorë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, të cilët pasqyrojnë vlerat olimpike dhe paralimpike, sportistë, ish-sportistë, trajnerë dhe kontribuues të sportit të Kosovës.

Në ceremoninë e hapjes (e premte), do të shfaqet premiera e filmit “Mija”, nga autorja Vjosa Maqedonci – Osmani, që i kushtohet legjendës së basketbollit, Resmije Juniku dhe klubit të basketbollit Universiteti. Filmi shfaqet prej orës 19:00.

Të premten, me fillim prej orës 18:15, bëhet edhe ceremonia hapjes.

Të njëjtën ditë, seria e filmave do të hapet me storjen “Kryemjeshtri”, të realizuar nga KOK-u dhe që i dedikohet trajnerit me tri medalje të arta olimpike, Driton Kuka.

Filmi “Pa vend”, i autorit Samir Karahoda, do të shfaqet prej orës 18:45, që për tematikë ka dy pingpongistë, të cilët enden nga një vend i panjohur në tjetrin me pronën e vetme të klubit, tavolinën.

Dy storje për sportistët paralimpistë, “Vrapuesi që humbi një dorë, synon Lojërat Paralimpike Paris 2024”, me autor Amir Rama dhe “Storja inspiruese për futbollistin Enis Xhemajli”, të autorit Dilaver Polisi, do të shfaqen po ashtu të premten.

Të shtunën janë rezervuar dy dokumentarë vendorë nga futbolli ynë.

“Një ikonë si Fadil Vokrri”, e autorit Emanuell Syla, shfaqet prej orës 19:30, ndërsa para tij është dokumentari “Heroi i heshtur”, i autorit Kastriot Saqipi, që i kushtohet menaxherit të parë shqiptar të FIFA-s, Hasan Kadriu.

Të njëjtën ditë do të ketë edhe filma tjerë ndërkombëtarë, që për tematikë kanë olimpizmin, futbollin, alpinizmin dhe zhanre të tjera, ndërsa Festivali do të mbyllet me dokumentarin për “Sekretet e dopingut: Si i bënë Rusia fituesit e saj”!

Pesë filma vendorë do të jenë në garë për çmime në finalen e madhe të filmit sportivë që mbahet në Milano të Italisë muajin e ardhshëm dhe që organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë Sportive (FICTS).

Hyrja në Kino ABC është falas. /Lajmi.net/

Next Post

“Çështja” Negreira, Laporta thyen heshtjen: Jam i pastër, nuk kemi kryer korrupsion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.