Thursday, 21. May 2026
Sport

Në finale Peja 03 -Flamurtari

GS 19/03/2025 2 Min. Lesezeit

Flamurtari dhe Peja 03 janë dy ekipet finaliste të Ligës Unike në basketboll për meshkuj. Takimet e “final four” të këtij turneu mes Shqipërisë dhe Kosovës po zhvillohen në qytetin e Vlorës.

Në gjysmëfinalen e parë, pas një loje mjaft dramatike, skuadra e Flamurtarit fitoi 82-80 ndaj kosovareve të Bashkimi. Një pjesë e parë më e mirë për kosovaret, që udhëhiqnin 45-38, por në të dytën loja ndryshoi kah.

Vlonjatet arrijnë të rikuperojnë dhe të marrin frenat e lojës në dorë, duke përmbysur shifrat. Në fund, Bashkimi synon të rikuperojë, por pa sukses. Flamurtari fitoi 82-80 edhe falë mbështetjes së tifozëve të tij.

Thompson me 21 pikë, Ramos me 19 e Johnson me 18 pikë e 11 rebound u dalluan për Flamurtarin, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Goldbold për kosovaret.

Në gjysmëfinalen e dytë, Peja 03 mposhti 73-64 Partizanin. Një ndeshje e hapur për 30 minuta, madje me Partizanin që udhëhiqte 52-47, por gjithçka ndryshoi në periodën e fundit.

Kosovarët përmbysën gjithçka me King (shënuesja më e mirë me 19 pikë), me titullaret që realizuan të gjitha mbi 10 pikë. Partizani dorëzoi fitoren në periodën e fundit. Sot do të luhet finalja e femrave.

Teilen: