Xhiroja e shtatë e kampionatit francez do të karakterizohet me derbin ndërmjet Lillet dhe Paris Saint-Germainit. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 20:45.
Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve që i arritën në garat evropiane.
Kampioni i Evropës të mërkurën edhe pse kishte shumë mungesa, arriti që ta mposhtë Barcelonën në udhëtim me rezultatin 2:1.
Lille të enjten fitoi 1:0 ndaj Romës në Ligën e Evropës.
Parisienët në Ligue 1 renditen në pozitën e parë me 15 pikë. Lille ka dhjetë pikë në vendin e gjashtë.
Lille ka fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi në elitën franceze kundër PSG-së.
Do të luajnë dy skuadra që kanë formë të mirë në shtëpi, përkatësisht në udhëtim
Të dyja skuadrat janë përballur në 103 ndeshje në të gjitha garat. Parisi ka 45 fitore, Lille ka 32 dhe 26 herë ndeshja ka përfunduar baras.