Manfredas Ruzgis është kthyer në personazhin kryesor të Kategorisë së Parë në këtë edicion pasi me golat e tij po ndihmon Vorën të ngjitet drejt Kategorisë Superiore. Por njëkohësisht, kjo ka ndihmuar sulmuesin të kthehet në radhët e përfaqësueses së Lituanisë.
Ruzgis i është bashkuar kombëtares së vendit të tij për eliminatoret e Botërorit 2026 dhe pasi pa nga stoli humbjen 1-0 përballë Polonisë pak ditë më parë, sot kishte mundësinë të jepte kontributin e tij në ndeshjen ndaj Finlandës.
Një ndeshje ku miqtë shënuan dy gola të parët e më pas Lituania ia doli të përgjigjej po me dy gola, për ta mbyllur me barazimin 2-2. Ruzgis u aktivizua në minutën e 58 të ndeshjes, duke shënuar kthimin pas më shumë se 8 vitesh në radhët e përfaqësueses së vendit të tij, pasi hera e vetme kur kishte luajtur më parë me të kishte qenë në nëntorin e vitit 2016.
PANORAMASPORT.AL