Myrto Uzuni shpreson që Granada e tij të mbijetojë mes më të mirave në La Liga, edhe pse është një situatë tepër e vështirë. Me një shqetësim në këmbën e majtë kohët e fundit, sulmuesi nuk është ndalur dhe ka zbritur në fushë, madje duke shënuar edhe ndaj Osasunës këtë fundjavë, golin e 11 në kampionatin elitar spanjoll. Golashënuesi më i mirë i Granadës ka shprehur gëzimin para mikrofonave të “Movistar La Liga” pas fitores së fundit.
“Kemi bërë një lojë të shkëlqyer. Jam shumë i lumtur për golin tim, por tashmë e kemi harruar këtë lojë dhe po mendojmë për Seviljen”, theksoi shqiptari, i cili pranon se edhe pse është tepër vonë për të arritur qëndrueshmërinë: “Nuk është çështje kohe. Besoj deri në fund te mbijetesa. Ne duam gjithmonë të fitojmë. Ky është futbolli. Nuk kemi pasur fat, sepse skuadrat e tjera bëjnë vetëm një gjuajte dhe shënojmë. E pranojmë këtë fakt”, tha më tej sulmuesi i Kombëtares që mendon për ndeshjen e radhës me Seviljan në kampionat: “Qëllimi ynë është të japim gjithçka për këtë qytet dhe këtë fanellë, që e meritojnë”, shtoi ai.
GOLAT – I pyetur për golin e tij të njëmbëdhjetë, Uzuni shprehu ambicien e tij. “Është puna ime. Vitin e kaluar isha golashënuesi më i mirë dhe këtë vit doja të shënoja 15 gola. Mendoj se po bëj një punë të mirë për ekipin dhe për veten time. Unë gjithmonë dua më shumë,” u shpreh 28-vjeçari që më tej pranon edhe se po luan me një këmbë në fushë, për shkak të dëmtimit të tendinit të Akilit që e shoqëron prej kohësh: “Nuk jam duke u stërvitur, thjesht po i luaj ndeshjet për të dhënë gjithçka për këtë fanellë”, përfundoi prononcimin Myrto Uzuni.
PANORAMASPORT.AL