Tuesday, 12. May 2026
Sport

Në fushë u paraqitën 4 shqiptarë, Baseli dëshpëron

GS 21/07/2024 1 Min. Lesezeit

Baseli e ka nisur me humbje edicionin e ri në Superligën e Zvicrës. Baseli, ku paraqiten disa futbollistë shqiptarë humbi nga Lausanne me rezultatin 3:2.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën.

Titullar te Baseli ishin Leon Avdullahu dhe Benjamin Kololli.

Avdullahu kompletoi takimin, kurse në vend të Kolollit në minutën e 65-të u inkuadrua Albian Ajeti.

Taulant Xhaka mbeti në stol, kurse për Lausannen u paraqitë nga minuta e 73-të luajti Alban Ajdini.

Teilen: