• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në garë për një vend në Champions, por Dortmundi përballet me mungesa

02/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Borusia e Dortmundit është në ngritje e sipër. Ekipi i Niko Kovaç mezi njihet dhe performancat ndonjëherë katastrofike të gjysmës së parë të sezonit duket se janë harruar.

DORTMUNDI2

Edhe kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është përsëri në horizont. Megjithatë, në mes të periodës së fundit të sezonit, skuadra verdhë e zi kërcënohet me mungesa të rëndësishme në përbërje. Në duelin e ardhshëm kundër Volfsburg, disa lojtarë të Dortmundit mund të përballen me probleme. Volfsburg, Leverkusen, Kiel, ky është programi i mbetur i Dortmundit në Bundesligë që duket OK në letër.

Ndërsa ndeshja e fundit e sezonit kundër Kiel do të jetë absolutisht e domosdoshme, dueli me Leverkusen ka të ngjarë të jetë një finale për BVB-në. Por Borusia do të duhet të jetë e kujdesshme edhe në përballjen e tyre me “Ujqërit” (3 maj, ora 18:30) – dhe për një arsye kryesore.

Me Valdemar Anton, Emre Xhan, Julian Rajerson dhe Girasi, katër lojtarë të rregullt të Dortmundit do të hyjnë në ndeshjen kundër Volfsburgut me katër kartonë të verdhë në emrin e tyre. Që do të thotë një karton larg pezullimit për ndeshjen ndaj Leverkusen. Gjithsesi, për momentin në Dortmund bëjnë llogaritë vetëm me pikët e plota, të tjerat presin…

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rilind Musa, kampion i Ervopës në bodybuilding dhe fitnes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.