• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Gjermani janë të sigurt: Alonso largohet nga Leverkusen, klubi ka gati dy alternativa për pankinën

21/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çabi Alonso është kthyer në një kohë shumë të shkurtër në një nga trajnerët më të kërkuar në Europë. Tekniku udhëhoqi Bajer Leverkusenin drejt një titulli historik në Bundesligë, teksa edhe këtë vit kërkon të përsëritë veten në nivelet më të larta.

cabi alonso

Interesi rreth tij është rritur dhe Bajer Leverkusen, që ia doli ta mbante gjatë verës duke i rinovuar kontratën, tashmë duket i sigurt se ai do t’i japë lamtumirën në verën e vitit 2025. “Sky Sports DE” shpjegon se në klub janë të bindur se 42-vjeçari do t’u japë lamtumirën gjermanëve për të shkuar në një nga klubet e mëdha që e vëzhgojnë me interes.

Kjo kuptohet ag fakti se ata kanë nisur kërkimin për pasardhësin e tij, duke piketuar dy emra. I pari është trajneri aktual i Shtutgartit, Sebastian Hënes. Ndërsa tjetri është zëvendëstrajneri i përfaqësueses së Gjermanisë, Sandro Vagner.

Të dy këto emra janë kontaktuar edhe nga klube të tjera të Bundesligës e jo vetëm, por Leverkusen duket si opsioni më i mirë i mundshëm për ta duke pasur parasysh se çfarë skuadre i lë në dispozicion Çabi Alonso.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Busquets lojtar i neveritshëm, nuk i pëlqen loja e drejtë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.