• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në gjurmët e Xavit dhe Xabi Alonsos

17/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas triumfit të Xavi sezonin e kaluar në la La Liga dhe atij të Xabi Alonso në Gjermani, shumë në Spanjë po pyesin se kush do të jetë kampioni i ardhshëm që do të bëhet një trajner i madh. Në këtë kuptim, shumë janë gati të vënë bast për Andrés Iniesta, një nga mesfushorët më të mëdhenj në historinë e futbollit spanjoll.

39-vjecari mund të fillojë së shpejti jetën e tij të re sportive, atë të trajnerit edhe pse për momentin nuk po mendon të tërhiqet. Pas largimit nga Barcelona në vitin 2018, ai luajti 5 vite në Japoni, për Vissel Kobe, përpara se të transferohej në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mban veshur fanellën e Emirates FC.

Iniesta do të mbushë 40 vjeç më 11 maj dhe tashmë ka një propozim në tavolinë për të drejtuar skuadrën ku luan sezonin e ardhshëm. “Është një mundësi e vështirë, edhe pse nuk përjashtohet, duke qenë se kontrata skadon më 30 qershor 2024.

Ai ka një opsion të njëanshëm për të rinovuar edhe për një vit, por gjithçka do të varet nga skuadra që do të mbetet në Kategorinë e Parë”, tha presidenti Youssef. Al-Batran.

Emirates aktualisht zë vendin e parafundit në tabelë, tetë pikë pas Ajmanit: “Nëse skuadra do të mbijetonte, ne do të hapim negociatat për një rinovim me të, sepse ai është ende në gjendje të shkëlqyer teknike e fizike dhe mund të luajë me ne të dy ose tre sezone. Por, nëse biem nga kategoria, nuk do të pranoj që një lojtar me vlerën e tij të bjerë në serinë e dytë”.

Next Post

Edon Zhegrova, lojtari më i mirë i muajit në Francë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.