Për t’u rikthyer në rrugët e fitoreve pas gjashtë ndeshjeve, mes kampionatit dhe Ligës së Europës, pa sukses, Milanit do t’i duhet të kapet vetëm pas fuqisë së tij, pa mundësinë e tërheqjes nga energjia e “San Siro”-s.
Në fakt, greva e tifozëve e thirrur nga “Curva Sud Milano” dhe “Shoqata e Klubit të Milanit” para ndeshjes kundër Xhenoas të dielën e kaluar do të vazhdojë edhe kundër Kaljarit. Mbrëmjen e sotme në “San Siro” nuk do të ketë thirrje, flamuj dhe pankarta, të paktën në sektorët zakonisht më pasionantë të stadiumit. Një situatë e cila, duke gjykuar nga ajo që kishim parë ndaj Xhenoas, sigurisht që kishte rënduar në qasjen psikologjike të skuadrës ndaj ndeshjes.
Protesta e milanistëve një javë më parë arriti kulmin në minutën e 77-të, kur ultrasit braktisën stadiumin. Tifozët e nervozuar, pra, ende në një klimë proteste, por, me sa kuptojmë, në të njëjtën kohë edhe me besim të mirë në bazë afatmesme te klubi dhe te drejtuesit përsa i përket merkatos dhe planifikimit.
PANORAMASPORT.AL