Në Itali e presin të mbërrijë shumë shpejt te Juventusi. Por pakënaqësia e tifozëve të Interit, e gjithashtu edhe atyre të Juventusit ndaj sulmuesit belg, duket se ka hedhur në erë gjithçka.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet Lukaku i cili është filmuar nga një tifoz që e ngacmon për Juventusin. “Nëse firmos për Juventusin, mos thuaj kurrë “forca Juve””, dëgjohet të thotë tifozi drejtuar sulmuesit.
Në mënyrë ë papritur, ky i fundit i kthehet me qetësi. “Jo, jo, asnjëherë. Nuk besoj se marrëveshja do të bëhet”, thotë sulmuesi para se të futet në makinë.
Lukaku pizzicato da un tifoso interista in Belgio. [Di Marzio] #Juventus pic.twitter.com/Iwt5Yh7xud
— ᑭᗩᘔᘔOᑭᗴᖇYIᒪᗪIᘔ🙅🏻🤍🖤 (@pazzamentejuve) July 30, 2023
Një sinjal i rëndësishëm për të ardhmen e tij, që mund të ndryshojë tashmë shumë skenarë të merkatos në Serinë A.
PANORAMASPORT.AL