Amerikanët po popu llojnë gjithmonë e më shumë “San Siro”-n, stadiumi ikonë që Milani ndan me rivalët e qytetit, Interin. Numri është rritur me 148% krahasuar me sezonin e kaluar. Një fenomen në fushë dhe komercialisht, Kristian Pulisiç po ndihmon Milanin dhe Serie A të ndërtojnë profilin e tyre në Amerikën e Veriut.
Fanella e re e katërt e klubit, e cila do të dalë në treg në ngjyrat fildish dhe të zezë, është frymëzuar nga simboli më i famshëm i qytetit të Milanos, katedralja në Piazza del Duomo. Nuk është çudi që ky është një bashkëpunim me një markë amerikane, një kompani veshjesh nga Los Anxhelesi që simbol do të ketë pikërisht numrin 11 kuqezi, i cili ka dhënë edhe një intervistë për “The Athletic”.
Si po e gjeni veten te Milani?
Po e shijoj vërtet. Te Milani më është dhënë një mundësi e madhe.
Aty është edhe bashkatdhetari juaj Musah…
Është një djalë i pabesueshëm. Më pëlqen të luaj me të në kombëtare. Është e mahnitshme ta shohësh atë, ditë pas dite. Nëse nuk kuptoj diçka, ai është aty për të më ndihmuar sepse flet italisht. Ai më mëson pak nga çdo gjë. Sidomos ato çka që duhet të di nga futbolli.
A ndiheni më mirë në të djathtë apo në të majtë?
Kam mësuar shumë, veçanërisht duke luajtur në krahun e djathtë. Mësova shumë për gjetjen e momenteve të duhura për të depërtuar në qendër. Jam përmirësuar edhe me këmbën time të dobët dhe në zbulimin e zgjidhjeve të volitshme apo momentet e duhura për t’u rikthyer në mbrojtje. Në këtë kuptim, jam përmirësuar shumë nga pikëpamja taktike.
Si është Milani në garën e titullit?
Ka mbetur edhe një gjysmë sezoni, kështu që nuk dihet mirë. Ne do të vazhdojmë të shtyjmë dhe të bëjmë më të mirën. Kemi ende shumë për të luajtur. Jemi ende në Ligën e Europës edhe na kanë mbetur edhe shumë ndeshje në kampionat për këtë sezon, ndaj nuk jemi aspak të dekurajuar nga ajo që po ndodh. Do të vazhdojmë të përpiqemi për të fituar ndeshje si dhe shpresojmë t’i bëjmë tifozët tanë krenarë.
Numri i fanellave të Milanit të shitura u rrit me 75% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Shtetet e Bashkuara rritja e shitjeve ishte 713% dhe shitjet e fanellave teksa në totalin e shitur për të gjitha klubet është në 43%. Si i komentoni këto të dhëna?
Mendoj se është një arritje e favorshme për të gjithë. Është edhe një aspekt me shumë rëndësi, por jo pika ku jam fokusuar. Unë fokusohem në aspektin sportiv, performancën dhe fitoren.
Çfarë synojnë Shtetet e Bashkuara në Kupën e Amerikës?
Nuk kam asgjë për të thënë saktësisht. Do të shkojmë me mentalitetin (për të) marrë turneun ndeshje pas ndeshje dhe, natyrisht, qëllimi është të fitojmë sese gjithmonë kështu sesi ne i shohim gjërat. Kemi një ekip të mirë, të ri dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për ne që të luajmë kundër më të mirëve në botë dhe shpresojmë t’i tregojmë botës se çfarë mund të bëjmë.
A mund të kthehet Pulisiç në Shtetet e Bashkuara në të ardhmen?
Sigurisht, por ende nuk jam lojtar i moshuar. Shpresoj të kem disa vite të tjera përpara në Europë. Po e shijoj kohën time këtu, kështu që padyshim që kampionati amerikan nuk është në mendjen time për momentin.
Po për në fund të karrierës tënde?
Patjetër që po. Më duhet të them, kam bërë një rrugë të gjatë, të gjatë që kur kam filluar… gati 10 vjet më parë kur u transferova në Europë. Loja në SHBA ka ndryshuar kaq shumë që atëherë, madje nga MLS e deri më tani, dhe unë kam parë një ndryshim të madh në aspektin e mbështetjes, sidomos për kombëtaren dhe gjithashtu për klubet që tani e shohin Mesin në Miami, dhe gjëra të tilla. Ka kaq shumë emocione rreth këtij sporti dhe besoj se vetëm do të përmirësohet në vitet e ardhshme.
Ju jeni “një nga më të mëdhenjtë” në Shtetet e Bashkuara…
Mbaj mend që kam parë Kupën e Botës si fëmijë dhe pashë (Klintin) Dempsin të shënonte një gol në Kupën e Botës, dhe (Landon) Donovanin të shënonte golin e fitores (kundër Algjerisë në Afrikën e Jugut në 2010). Janë momente si këto që mbeten të gdhendura në mendjet e fëmijëve dhe mund të frymëzojnë vërtet një brez, ashtu siç më ndodhi mua. Të shikosh dikë që vjen nga i njëjti vend edhe luan në nivelin më të lartë gjithashtu dhe i tregon botës se ne mund të konkurrojmë dhe të jemi më të mirët; është diçka fantastike. Për mua bëhet fjalë për këtë. Nëse mund të frymëzoj fëmijët, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, por shpresoj edhe në mbarë botën. Nuk ka asgjë… nuk ka çmim më të madh për mua. Nuk jam unë ai që flas më shumë, por ka mënyra të tjera për të ndikuar në një grup dhe një vend.
Si mendoni të jeni ende në këto nivele?
Duke bërë atë që bëj çdo ditë. Do të thotë që kur jam me ekipin (kombëtar), kur jam në klub, vazhdoj t’u tregoj njerëzve se, për shembull, “Sa mirë, ai po i kalon kufijtë. Ai po performon në një nivel të lartë.’ Shpresoj të jem shembull edhe në këtë kuptim.
Si e pajton Pulisiç karakterin e tij të turpshëm me pritshmëritë që gjenerojnë profili dhe aftësitë e tij?
Kam pasur edhe unë vështirësitë e mia. Nuk është diçka që ndikon në jetën time të përditshme. Unë mendoj se jam një djalë mjaft i thjeshtë. Nuk jam gjithmonë në publik, kështu që nuk më prek fort ky aspekt. Punoj dhe stërvitem çdo ditë.
Pulisiç, më i miri i dhjetorit në Seria A
Çmimi “Lojtari i Muajit EA SPORTS” për dhjetorin i është dhënë futbollistit të Milanit, Kristian Pulisiç dhe karta e tij. Lojtari i muajit është tashmë i disponueshëm në modalitetin “Ultimate Team” të “EA SPORTS FC 24”. Amerikani, i votuar si lojtari më i mirë në Serie A muajin e kaluar, u shpërblye nga presidenti Paolo Skaroni pak minuta para fillimit të ndeshjes kundër Romës në “San Siro”. Kujtojmë se në sezonin e tij të parë me Milanin ai ka zbritur në fushë 27 herë në të gjitha turnetë duke kontribuar në kauzën kuqezi me shtatë gola dhe gjashtë asiste, teksa është edhe lojtari më i mirë i ardhur nga merkato.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI- PANORAMASPORT.AL