Në Itali janë të sigurt. Pier Kalulu do të vazhdojë aventurën e tij si një futbollist i Juventusit.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, mbrojtësi francez i ka bindur të gjithë te “Zonja”, e cila ka nisur nga puna për të firmosur një kontratë të re me mbrojtësin e Milanit. Ata ia kanë komunikuar këtë vendim edhe Milanit, i cili e ka lejuar mbrojtësin të shkojë te Juventusi në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
Sa i përket marrëveshjes, për të blerë mbrojtësin francez, Juventusi duhet që të paguajë të paktën 14 milionë euro për t’ia rrëmbyer atë Milanit. Kalulu u transferua mes shumë dyshimeve nga kuqezinjtë, por është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm.
PANORAMASPORT.AL