• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Itali janë të sigurtë, Kambiazo shkon te Siti në verë

05/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Itali janë të sigurt. Andrea Kambiazo do të jetë afrimi i parë në verë për Mançester Sitin. Palët kanë një marrëveshje absolute si me Juventusin ashtu edhe me lojtarin për t’u transferuar nga Angli.

Screenshot 2025-02-05 132042

“Qytetarët” do të paguajnë 60 milionë euro për kartonin e mbrojtësit që e kërkuan me ngulm gjatë muajit janar. Por pse nuk ndodhi transferimi?

PRAPASKENA- Kontaktet e para mes Juventusit dhe Sitit nisën në fillimin e janarit, por bardhezinjtë e përjashtuan menjëherë mundësinë që ai të shitej. Ai konsiderohej i pashitshëm edhe pse “Qytetarët” ofruan 50 milionë euro.

Me kalimin e ditëve erdhi një tjetër kontakt që u refuzua sërish, por këtë herë Xhuntoli kërkoi 80 milionë euro. Në fund, palët ranë dakord për 60 milionë euro, por megjithatë, transferimi nuk u krye.

PENGESA- “Fai Play” financiar ishte arsyeja kryesore pse Siti nuk investoi që në verë për Kambiazon. Përpara se të arrihej marrëveshja me Juventusin, ata kishin blerë Marmush për 75 milionë, Kuzanovin për 40 milionë euro, si dhe Vitor Reis për 37.

U investuan menjëherë 152 milionë euro, dhe kishte mundësi të bënte vetëm një investim prej 60 milionë eurosh. Dilema ishte për mesfushorin që do të zëvendësonte Rodrin apo Kambiazon. Në fund, Guardiola kërkoi të blihej Niko Gonzalez në mesfushë, pikërisht për 60 milionë euro duke shtyrë blerjen e Kambiazos për në verë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dukagjini merr portier nga Indonezia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.