Alessandro Bastoni e sheh me besim të ardhmen e Italisë, në prag të përballjes me Francën, që pritet të jetë një test i rëndësishëm pas zhgënjimit ndaj Belgjikës dhe reagimit në Turqi: “Duam t’i japim kuptim këtij rrugëtimi, të jemi të dallueshëm në fushë, si në ndeshjen e fundit”.
Për Mancinin, Bastoni u shpreh: “Shpresa është të kemi menjëherë rezultate, por jemi vetëm në fillim. Ai po punon shumë për vetëbesimin dhe aspektet pozitive, si personaliteti dhe iniciativa në fushë. Gjithashtu, po punon edhe për atë pak lehtësi që na duhet për t’u rikthyer aty ku ishim”.
Më pas kritikoi ambientin e jashtëm: “Në Itali jemi shumë të zotë të ankohemi për veten, por ndonjëherë duhet të themi sa të zotë jemi, sepse sa më shumë ta thuash, aq më shumë fillon ta besosh”.
Për muajt e vështirë, ai tha: “Nuk dua të kaloj si viktimë, është gjëja e fundit që mendoj. Të vihesh në shënjestër është pjesë e profesionit. Kur gjithçka shkon mirë je idhull, kur ndodhin episode të caktuara të sulmojnë. Unë mund të ndjek vlerat dhe rrugën time”. Për largimin nga Italia: “Nuk e kam menduar kurrë”.
Për Dembelé: “Duhet një ndeshje e madhe defensive nga të 11 lojtarët. Duhet të luajmë dhe të mbajmë topin. Të gjithë e dimë si përfundoi ajo finale, ndoshta ishte nata jonë më e keqe dhe e tyre më e mirë. Do të duhet një paraqitje e madhe nga të gjithë”.