Zhoze Murinjo ka folur gjatë për gazetën “Corriere dello Sport”, aty ku u ndal në çështje të cilat kanë ngritur jo pak polemika në sezonet e fundit. Tekniku i Romës u pyet për merkaton dhe problemet që ka pasur së fundmi me UEFA-n e me Federatën Italiane, nga të cilat nuk kanë munguar as gjobat dhe dënimet.
“Menjëherë pas ndeshjes në Budapest, e dija çfarë do të ndodhte sepse fola në telefon me një mikun tim. Menjëherë kontaktova klubin dhe iu thashë se do të jem në qendër të vëmendjes për shkak të tifozëve, arbitrit dhe sjelljes sime në garazh. I kërkova klubit që deri ditën që do të jepej sanksioni, të më mbështeste dhe të kishte komunikim të ashpër por nuk u bë. Nëse më pyesni se cila ishte gjëja që më ka thyer më shumë, nuk mund të them se ishte largimi i Mikitarian apo që të kem vetëm 4 mbrojtësa. Është e trishtë kur klubi nuk të mbështet në këtë situatë.
Një gjë që nuk mund ta ndryshoj është natyra ime, nuk jam nga ata që them budallallëqe. Nëse Mbape arrin javën e ardhshme, do të ishte shumë vonë. Kjo do të thotë se pas 28 ditësh punë, 31 seanca stërvitore dhe 6 ndeshje, 37 seanca gjithsej, plus takime analizuese taktike e më shumë, të mos kesh një sulmues është problem.
Arbitrat? Unë thashë të njëjtat gjëra për Kifin që tha Modriç për Orsaton, saktësisht të njëjtat. Unë jam i dashuruar me Modriçin, por nuk jam dakord me të kur thotë se Orsato është një arbitër i dobët. Orsato është shumë i mirë. Unë thashë fjalën time për Kifin dhe ju i patë pasojat. Nëse bëjmë UEFA-n atje dhe Italinë këtu, ndihem më mirë kur flas për UEFA-n dhe më pak për Italinë. Në Itali u ndjeva i sulmuar, më shkelën lirinë si burrë. Nuk ndihem më i qetë këtu”, u shpreh Murinjo.
PANORAMASPORT.AL