Friday, 13. March 2026
Sport

Në Itali për të rinisur gjithçka, Greenwood rikthehet në fushën e blertë

GS 08/07/2023 1 Min. Lesezeit

Prej më shumë se 1 viti e gjysmë jashtë fushave të blerta, pas akuzave të ish-të dashurës së tij për tentativë përdhunimi, agresion dhe sjellje abuzuese, anësori i sulmit, Mason Greenwood është shumë pranë rikthimit në fushën e blertë.

Për shërbimet e 21-vjeçarit interesohen “bergamaskët” e Atalanta, të cilët sipas mediave janë duke negociuar me “djajtë” e Manchester United për kartonin e anglezit dhe deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë.

Në krahun tjetër, nga tabloidet britanike, kalimi i Greenwood te Atalanta shihet dhe si pjesë e një shkëmbimi për “bomberin”, Rasmus Hojlund.

Ky i fundit po kërkohet vazhdimisht nga “djajtë e kuq” të Ten Hag.

Teilen: