Jean-Philippe Mateta ishte shumë pranë transferimit te Milan gjatë merkatos së janarit, kur pritej zyrtarizimi, marrëveshja dështoi për shkak të disa problemeve të shfaqura nga sulmuesi francez gjatë testeve mjekësore.
Por, mesa duket Mateta do të transferohet në Serie A, 6 muaj më vonë, por këtë herë jo te Milan. Mediet italiane zbulojnë se sulmuesi francez ka përfunduar në radarin e Juventusit. Bardhezinjtë pritet të bëjnë shumë ndryshime pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, ku do të ketë shumë largime, por edhe afrime të reja.
Një nga përforcimet që synohet nga drejtuesit është edhe afrimi i Mateta, i cili shënoi 15 gola në sezonin e fundit me fanellën e Crystal Palace. Vlera në treg e Mateta është 35 milionë euro nëse i referohemi Transfermarkt, por Juventus është gati të paguajë 20-25 milionë euro, duke ditur që sulmuesi hyn në vitin e fundit të kontratës me Crystal Palace dhe sigurisht që klubi anglez nuk do të donte ta humbte sulmuesin si lojtar të lirë, një vit më pas.