• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në kërkim të titullit botëror, Distria Krasniqi garon sot për të artën

14/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Distria Krasniqi ka medalje të artë olimpike nga Tokio 2020 dhe medalje të argjendtë olimpike nga Parisi 2024. Ka tre tituj të Evropës, dy medalje të argjendta evropiane e dy të bronzta. Ka, po ashtu, dy medalje të bronzta botërore.

Por, xhudistja kosovare nuk ka ende medalje të artë botërore. Dhe medaljen që i mungon në koleksionin shumë të pasur, 29-vjeçarja e kërkon të shtunën në Budapest të Hungarisë.

Kampionati Botëror i xhudos, që është ngjarja kryesore e vitit në këtë sport, nisi të premten. U zhvillua gara në kategorinë deri në 48 kilogramë te xhudistet dhe kategorinë deri në 60 kilogramë te xhudistët.

Të shtunën është dita e dytë, ndërsa garojnë xhudistet e kategorisë deri në 52 kilogramë dhe xhudistët e kategorisë deri në 66 kilogramë. Distria është bartësja e dytë në kategori. Bartëse e parë është francezja Amandine Buchard. E treta është gjermanja Mascha Ballhaus, ndërsa e katërta, italiania me përvojë, Odette Giuffrdia.

Distria është në moment të mirë dhe, po ashtu, vlerësohet me gjasa të mëdha për ta fituar të artën botërore. Më 23 prill ajo e fitoi titullin e kampionit të Evropës. Në Podgoricë e mposhti në finale pikërisht italian Giuffrida, kampionen në fuqi të botës. Distria ka fituar edhe të bronztën në Grand Slamin e Parisit dhe të argjendtën në Grand Prix të Austrisë.

Distria është në moment të mirë dhe, po ashtu, vlerësohet me gjasa të mëdha për ta fituar të artën botërore. Më 23 prill ajo e fitoi titullin e kampionit të Evropës. Në Podgoricë e mposhti në finale pikërisht italian Giuffrida, kampionen në fuqi të botës. Distria ka fituar edhe të bronztën në Grand Slamin e Parisit dhe të argjendtën në Grand Prix të Austrisë.

“Çuditërisht, kampionia olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë dhe nënkampionia olimpike në 52 kilogramë, si dhe tri herë kampionia evropiane, Distria Krasniqi, ende nuk është ngjitur në majë të podiumit në Kampionatin Botëror. Ajo në Hungari kërkon ta kompletojë koleksionin e titujve të mëdhenj. Ishte një fillim i vështirë i vitit për Distrinë, kur ajo u kthye në tatami. Por, reagoi me kohë për ta siguruar titullin e Evropës në Podgoricë, dhe tashmë ndihej shumë më e sigurt. Por, a mund t’ia sigurojë ky besim medaljen e artë botërore? Një gjë që ajo mund ta presë me padurim është përballja me Uta Aben, e cila u kthye në Baku këtë vit, pas eliminimit të papritur në Lojërat Olimpike”, ka shkruar sajti zyrtar i Unionit Evropian të Xhudos, në analizën që ia ka bërë kategorisë deri në 52 kilogramë.

Kosovën në Botëror e përfaqësojnë edhe Laura Fazliu e Akil Gjakova. Akili garon të dielën, ndërsa Laura të hënën.

Next Post

Një nga më të spikaturit te Tirana, - përfundon në Arabinë Saudite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.