Ruben Amorim pret që seancat stërvitore të Mançester Junajtidit të jenë intensive, ndërsa lojtarët e tij garojnë për një vend në finalen e Ligës së Europës kundër Totenhemit. Junajtid përballet me Totenhemin në “San Mamés” në Bilbao, pas një fitoreje të përgjithshme 7-1 kundër Bilbaos.
Në tri takime me “Spërsat” këtë sezon, përfshirë një në “Carabao Cup”, ata janë mposhtur tri herë. Futja në fushë e Shout, Dialosë dhe Mauntit nga trajneri në minutën e 62-të të ndeshjes së dytë të së enjtes kundër Bilbaos ndryshoi ndeshjen.
“Sigurisht që ata do të luftojnë për vendet. Ata do të jenë gati, të emocionuar. Dhe kjo është gjëja e mirë, jo vetëm finalja, por edhe përgatitja për ndeshjet e Premier Ligës”, tha trajneri portugez.
Ndeshja e fundit e Junajtidit para finales është ndeshja e së premtes së ardhshme kundër Çelsit. Amorim u pyet nëse mund t’i lërë pushim lojtarë kyç, si Bruno Fernandesh dhe Herri Meguajër.
PANORAMASPORT.AL