Antonio Conte i dha fund aventurës së tij në krye të stolit të Napolit, duke u larguar me konsensus, pas përfundimit të sezonit, ditën e djeshme. Në konferencën e fundit të përbashkët për shtyp, Antonio Conte dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis patën një debat mes tyre në lidhje me Interin. Conte u shpreh se Inter e meritoi titullin, De Laurentiis mendon ndryshe.
De Laurentiis: Pa lëndime, ne lehtësisht do ta kishim fituar përsëri titullin kampion.
Conte: Absolutisht JO. Nuk jam aspak dakord me ty. Merita duhet t’i jepet Interit, i cili është një ekip i shkëlqyer. Vitin e kaluar ata arritën në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe këtë vit janë bërë edhe më të mirë. Ata e meritonin të fitonin.”
De Laurentiis: Inter është një ekip aq i shkëlqyer, sa në Evropë ata bënë më keq se vitin e kaluar..
Conte: Epo, ata bënë më mirë se ne. Ata shkuan më tej se ne.
De Laurentiis: Sigurisht, por kjo është diçka tjetër.
Conte: Më vjen keq, por nuk më pëlqen të kapem pas këtyre gjërave. Duhet të pranojmë fitoret e të tjerëve dhe të tregojmë respekt. Nëse duam respekt, duhet ta japim. Interi e meritoi të fitonte ligën, me lëndime apo jo.