Tuesday, 21. July 2026
Sport

Në Kosovë mund të zbarkojë Beshiktashi, këta janë kundërshtarët e mundshëm të ekipeve kosovare në Evropë

GS 20/07/2026 2 Min. Lesezeit

Skuadra nga Kosova i kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në xhiron e tretë të Ligës së Konferencës.

Drita do t’i vazhdojë garat në Ligën e Konferencës teksa do të përballet me skuadrën malteze, FC Floriana.

Dritës i buzëqesh fati nëse kalon skuadrën nga Malta.

Raundi i tretë do jetë në mes të Drita/Floriana Tre Fiori nga San Marino, ekip që konsiderohet si lehtë i kalueshëm.

Ndryshe, edhe FC Ballkani mëson kundërshtarin e mundshëm në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Nëse suharekasit eliminojnë skuadrën irlandeze Bohemians, atëherë i pret një super sfidë evropiane, pasi do të përballen me fituesin e duelit mes Beshiktashit dhe Midtjyllandit.

Një përballje e madhe është në horizont, por fillimisht Ballkani duhet të kalojë pengesën e Bohemians.

Edhe Dukagjini mëson kundërshtarin e mundshëm në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Nëse klinasit arrijnë ta eliminojnë skuadrën zvicerane Lugano, atëherë në rrethin e tretë do të përballen me fituesin e duelit mes Runavik (Ishujt Faroe) dhe Koper (Slloveni).

Fillimisht, Dukagjini duhet të kalojë sfidën e madhe ndaj Luganos për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Malisheva pasi eliminoi Vllazninë e Shkodrës në raundin e parë, skuadra kosovare mund të përballet sërish me një ekip shqiptar në Evropë.

Nëse Malisheva kalon Hibernianin në rrethin e dytë, atëherë në rrethin e tretë do të ndeshet me fituesin e duelit mes Shkëndijës së Tetovës dhe Bravos.

 

Teilen: