• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Ligën e Kampioneve apo Ligën e Konferencës? Fatin e Thomas Strakoshës e ka në dorë… Enea Jorgji

30/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionati grek i futbollit po shkon drejt fundit të tij, me Olimpiakosin që ka siguruar prej kohësh titullin kampion, por me një luftë të ndezur për vendin e dytë që të siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

MixCollage-30-Apr-2025-05-17-PM-3354

Në vendin e dytë është Panathinaikos, i ndjekur nga PAOK dhe AEK i Athinës, të gjitha të përfshira në tre pikë diferecnë në renditje. Dhe pikërisht këtë javë luhet një sfidë shumë e zjarrtë mes AEK-ut dhe Panathinaikos, që mund të jetë vendimtare.

Për sfidat e javëve të fundit të grupit të titullit, Federata Greke ka menduar që të afrojë gjyqtarë të huaj për t’i drejtuar, për të shmangur problemet me tifozerinë vendase dhe akuzat e zakonshme për vendime të njëanshme. Për derbin e zjarrtë të kësaj fundjave mes AEK dhe Panathinaikos, është konfirmuar se do të jetë një treshe shqiptare ajo që të të drejtojë takimin. Enea Jorgji, bashkë me asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë të rëndësishme.

Panathinaikos gjendet në vendin e dytë me 56 pikë, ndërsa AEK në vendin e katërt me 53 pikë. AEK-u, pjesë e të cilës është edhe Thomas Strakosha, duhet të fitojë medoemos këtë ndeshje për të shpresuar në vendin e dytë, pasi çdo rezultat tjetër praktikisht i jep fund ëndrrave për Champions.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Valbona Bytyqi: Ja pse e mora vendimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.