• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në lojë trofeu i Kupës së Afrikës, publikohen formacionet e finales Nigeri-Bregu i Fildishtë

11/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte me të vërtetë një kompeticion spektakolar. Mbrëmjen e kësaj të diele, Kupa e Afrikës zhvillon finalen e madhe, teksa në “Stade Olympique Alassane Ouattara”, të Abdixhanit, “Shqiponjat e Gjelbërta”, të Nigerisë do të sfidojnë “Elefantët” e Bregut të Fildishtë, organizatorë të këtij kompeticioni.

Sa i përket formacioneve, tekniku i “Shqiponjave” nigeriani, Jose Peseiro i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Nwabili e para tij në mbrojtje, Bassey, Troost-Ekong e Ajayi. Në krahët e mesfushës janë Zaidu e Aina, me qendrën që mbulohet nga Onyeka e Iwobi. Më të avancuar janë Ademola Lookman e Samuel Chukëueze, ndërsa në majën e sulmit qëndroni “bomberi” i Napoli, Victor Osimhen.

Në krahun tjetër, tekniku Emerse Fae i ka pozicionuar të tijët në fushë, me formacionin e zakonshëm 4-3-3, ku në portë qëndron Fofana. Në krahët e mbrojtjes janë Serge Aurier e Konan, me qendrën që mbulohet nga Kossounou e Ndicka. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Kessie, Seri e Fofana, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Gradel, Haller e Adingra. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Next Post

Formacionet zyrtare/ Supersfida ndaj Barcelonës, trajneri i beson majën e sulmit Uzunit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.