Nëse për Luçiano Spaletin “është e drejtë që Zaniolo dhe Tonali të paguajnë në rast parregullsie”, Xhanluixhi Donaruma e mendon ndryshe, ndonëse ishte përkrah trajnerit “axurr”, në konferencën e djeshme për shtyp, përpara sfidës me Maltën:
“Kanë qenë orë të vështira për të gjithë ne, jo vetëm për Tonalin dhe Zaniolon, por unë dhe të gjithë shokët e mi i qëndrojmë pranë atyre në këtë moment të vështirë. Më vjen shumë keq që nuk kemi pasur mundësinë që të kontaktojmë me ata, pasi u larguan menjëherë nga grumbullimi, por unë shfrytëzoj këtë rast për t’i thënë se jemi me ata dhe në Maltë duam të fitojmë edhe për ata.
Ky skandal prek moralin? Aspak, sepse ajo që ndodh jashtë fushe nuk na prek asnjërin nga ne. Për këtë arsye jemi profesionistë dhe ndaj Maltës, përkundrazi duhet të japim edhe më shumë tani, pasi duhet të reagojmë fort kundrejt një tjetër momenti të vështirë që po kalon futbolli italian. Unë kapiteni i ri? Është në krenari e madhe, por tani duhet të tregoj dhe ta meritoj atë”, tha Donaruma.
PANORAMASPORT.AL