Friday, 20. March 2026
Sport

Në ndeshjen e tij të fundit me PSG-në, tifozët e përcjellin me vërshëllima Leo Messin

GS 03/06/2023 1 Min. Lesezeit

Nuk ka paqe me tifozët, as në ndeshjen e fundit të Lionel Messit me fanellën e PSG-së.

Edhe pse klubi francez doli me një njoftim zyrtar, që “Pleshti” do të largohet nga kampionët e Ligës 1, kjo nuk i pengoi tifozët që ta vërshëllenin, duke i vënë “vulën” kështu krisjes me yllin argjentinas.

  

Në momentin që emri i Mesit u shfaq në monitorin e stadiumit, lumë vërshëllimash dhe kontestimesh pushtuan stadiumin.

  


Teilen: