• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Paris përcaktohet finalisti i parë i Championsit

07/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte do të përcaktohet finalisti i parë në Ligën e Kampionëve. Prej orës 21:00 në stadiumin “Parku i Princave” në Paris, do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Borussia Dortmundit.

Në duelin e parë, të luajtur javën e shkuar në Gjermani, Dortmundi e mposhti Parisin me rezultatin 1:0. Te skuadra franceze janë të gatshëm ta rikthejnë rezultatin për të avancuar në finale të Championsit për herë të dytë në histori të klubit. Parisi ishte finalist i kësaj gare edhe në vitin 2020, por u mposht nga Bayern Muncheni.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka shprehur optimizmin e tij para ndeshjes së kthimit me Dortmundin, ndonëse e ka vlerësuar lart ekipin gjerman. Madje, Enrique ka thënë se ekipi i tij do të jetë gati edhe për vazhdime e penallti ndaj Dortmundit, nëse është e nevojshme.

Në fakt, Parisi këtë edicion në Champions ka arritur të bëjë rikthim të rezultatit në ndeshjen e dytë për të avancuar tutje. Francezët kishin humbur 3:2 nga Barcelona në ndeshjen e parë çerekfinale, por triumfuan 4:1 në të dytën për të siguruar plasmanin për në gjysmëfinale.

Për të eliminuar Dortmundin në gjysmëfinale, te Parisi mbështeten edhe në përkrahjen e fuqishme të tifozëve pasi stadiumi pritet të jetë i stërmbushur. Enrique dëshiron që së bashku me tifozët ta festojnë kalimin në finale, përpara se të fokusohet për ta udhëhequr Parisin drejt trofeut të parë të Championsit.

Në anën tjetër, Dortmundi nuk e ka fituar këtë garë prej vitit 1997 dhe gjithashtu në Paris nuk e ka fituar asnjërën prej tri ndeshjeve të kaluara. Në fazën e grupeve, Dortmundi kishte pësuar në kryeqytetin francez nga PSG-ja me rezultatin 2:0.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, që do të luhet të mërkurën mbrëma, Real Madridi e pret Bayern Munchenin. Ndeshja e parë e luajtur në Gjermani ka përfunduar me rezultatin 2:2.

Next Post

VIDEO/ “Dardani” nuk ndalet, Zhegrova shënon ndaj Lyon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.