Sunday, 3. May 2026
Sport

Në prag të fillimit të Superligës edhe Malisheva mbetet pa stadium

GS 09/08/2023 1 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës në futboll edhe zyrtarisht do të nis garat e stinorit të ri 2023/24 këtë të shtune.

Pavarësisht se fillimi i sezonit të ri po afron, skuadra e Malishevës nuk do të jetë e gatshme në aspektin e infrastrukturës, përcjellë lajmi.net.

  

Malisheva ndeshjet si vendase i zhvillon në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj”, por që kësaj radhe për një periudhë të caktuar ndeshjet do të zhvillohen në Suharekë.

Kjo vjen si pasojë e demolimit të stadiumit, tek i cili po ndërrohet fusha.

Fotot e stadiumit në gjendjen aktuale i gjeni më poshtë.

  

  


Teilen: