Sunday, 12. April 2026
Futboll

Në rast se Arsenal nuk fiton asnjë trofe, Arteta do largohet. Trajneri i ri i “Topçinjve” do të vijë nga Serie A

GS 12/04/2026 1 Min. Lesezeit

Arsenal u mund dje 1-2 nga Bournemouth, duke vënë në rrezik vendin e parë, i cili mbahet prej tyre prej javësh të tëra, por në rast se Man. City fiton dy ndeshjet e prapambetura, atëherë diferenca do të jetë vetëm 3 pikë.

“Topçinjtë” janë në garë për titullin kampion në Premier League dhe Champions League. Në rast se nuk fitojnë asnjë trofe, atëherë Mikel Arteta nuk shpëton dot nga largimi, bëjnë të ditur burime të ndryshme nga Anglia.

Madje, shkohet edhe më tej duke zbuluar se pasardhësi i Artetas, do të jetë sërish një ish-lojtar i Arsenalit, i cili aktualisht po bën një punë të jashtëzakonshme si trajner i Como-s, Cesc Fabregas.

Nuk është hera e parë që emri i Fabregas përflitet për të marrë drejtimin e Arsenalit. Vetë spanjolli nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e madhe për t’u rikthyer në Londër tek ish-ekipi i tij, por këtë herë më një rol ndryshe, jo më si lojtar.

Teilen: