Në rast se Barcelona nuk do të arrijë të transferojë Julian Alvarez, atëherë katalanasit do të provojnë transferimin e një tjetër sulmuesi të konfirmuar, Joao Pedro. Braziliani po shkëlqen te Chelsea, ku ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 9 asiste për këtë sezon.
Katalanasit e konsiderojnë Joao Pedro-n si një sulmues të plotë dhe që ka profilin e duhur për t’u përshtatur me sistemin e Hansi Flick dhe ideologjinë e Barcelonës.
Situata aktuale e Chelsea-t mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Joao Pedros. Klubi londinez po kalon një periudhë të vështirë dhe duhet të balancojë llogaritë e tij. Kjo mund ta detyrojë Chelsea-n të dëgjojë ofertat për disa nga lojtarët e saj. Në këtë situatë, Joao Pedro duket si një mundësi interesante për disa ekipe të tjera, në rast se Chelsea vendos ta “sakrifikojë”.
Vlera e brazilianit në Transfermarkt është 75 milionë euro, por me siguri që Chelsea do të kërkojë më shumë për kartonin e tij.