Wednesday, 27. May 2026
Futboll

Në rast se Vinicius nuk rinovon, Jose Mourinho e ka piketuar që tani zëvendësuesin e brazilianit. Kushton 100 mln euro

GS 27/05/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende në krye të stolit të Real Madridit, gjë që do të ndodhë shumë shpejt, Jose Mourinho i ka dhënë tashmë rekomandimet e para për ndryshimet që do të bëjë në ekip.

Në rast se Vinicius Junior refuzon të rinovojë me klubin madrilen, Jose Mourinho e ka piketuar që tani zëvendësuesin e mundshëm të brazilianit. Sipas Sport Bild, portugezi ka zgjedhur Yan Diomande, si lojtarin e duhur për të përforcuar krahun e majtë të sulmit, nëse ikën Vinicius Junior.

Diomande ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Bundesligë me fanellën e Leipzig, ku ka kontribuar me 13 gola dhe 10 asiste. Klubi gjerman ka bërë me dije se do të hiqte dorë nga anësori 19-vjeçar vetëm për një ofertë 100 milionë euro.

Për Diomande ka interes të madh edhe nga shumë klube të tjera, sidomos Liverpool dhe PSG. Shanse që anësori nga Bregu i Fildishtë të qëndrojë ende te Leipzig në sezonin e ri janë të pakta.

Teilen: