Saturday, 30. May 2026
Futboll

🔥 Në reagimin e parë pas fitores së Champions-it të dytë, Luis Enrique “thumbon” Interin

GS 30/05/2026 1 Min. Lesezeit

PSG ka fituar Champions League për herë të dytë rresht. Këtë vit në finalen ndaj Arsenalit, e luajtur në “Puskas Arena” në Budapest, koha e regullt dhe ajo shtesë prej 30 minutash u ndanë në barazim 1-1.

Nga pika e bardhë e penallitsë, futbollistët e PSG-së, u treguan më të saktë, duke fituar 4-3. Në reagimin e parë pas këtij suksesi, Luis Enrique ka “thumbuar” Interin, të cilin e mundi vjet në finale 5-0.

“Ky titull i Champions League është edhe më i rëndësishëm se vitin e kaluar sepse këtë herë kundërshtari ishte shumë i fortë”, tha Enrique, në reagimin e parë pas fitores.

Teilen: