Eintracht Frankfurti ka luftuar me mish e me shpirt por kthehet duarthatë nga stadiumi “Allianz – Arena” në Munih.
Bayerni ndali tre pikë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Eintracht-in.
Fitore në regji të sulmuesit anglez Harry Kane.
Kane shënoi minutën e 9-të dhe të 61-tën nga penalltia për Bayernin dhe Ekitike në minutën e 23-të për Eintracht Frankfurtin.
Bayerni zë vendin e dytë me 69 pikë e Eintracht të gjashtin me 45 sosh pas javës së 31-të në Bundesliga I.