• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Serbi bëjnë llogaritë se si mund të shkojnë në Botëror… edhe nga Liga e Kombeve

13/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas humbjes befasuese në Leskovc ndaj Shqipërisë (0–1), Kombëtarja e Serbisë e ka vënë veten në një pozitë shumë të vështirë për kualifikimin në Botërorin 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Disfata përballë kuqezinjve jo vetëm që i largoi “shqiponjat” nga vendi i dytë në Grupin K, por i la ata në mëshirën e rezultateve të tjera në fundin e këtyre eliminatoreve.

Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e dytë me katër pikë më shumë se Serbia dhe ka përpara dy ndeshje vendimtare në nëntor: ndaj Andorrës në transfertë dhe ndaj Anglisë në “Air Albania”. Nëse ekipi i Sylvinho-s fiton me Andorrën dhe humbet përballë Anglisë, atëherë do ta mbyllte grupin me 14 pikë, një kuotë që Serbia mund ta kalojë vetëm nëse fiton të tri ndeshjet e mbetura: ndaj Andorrës, Letonisë dhe Anglisë.

Megjithatë, dy fitore, ndaj Andorrës dhe Letonisë, nuk do të mjaftojnë nëse Shqipëria merr tri pikë në Andorrë. Kështu, serbët do të duhet të synojnë një rezultat pozitiv ndaj Anglisë, qoftë barazim, për të ruajtur shpresat në bazë të golaverazhit.

Në rast se Andorra arrin ta ndalë Shqipërinë në barazim, atëherë Serbia mund të përfitojë duke u ngjitur në vendin e dytë me vetëm gjashtë pikë nga ndeshjet ndaj Letonisë dhe Andorrës. Po serbët në përllogaritjet e tyre nuk marrin në konsideratë një fitore apo barazim të mundshëm të Shqipërisë ndaj Anglisë

Por, ekziston edhe një rrugë tjetër: ajo e Ligës së Kombeve. Nëse Rumania del e dyta në Grupin H (para Bosnjë-Hercegovinës) dhe Uellsi apo Suedia përfundojnë të dytat në grupet e tyre, atëherë hapet një dritare shprese që Serbia të futet në “play-off” përmes renditjes së Ligës së Kombeve.

Sipas llogarive aktuale, vendet e mundshme për “play-off” nga Liga e Kombeve janë Uellsi, Suedia, Moldavia dhe San Marino. Por nëse Rumania dhe Suedia sigurojnë vendin e dytë në grupet e tyre, atëherë Serbia do të përfitonte një biletë shtesë për në fazën e “play-off”-it.

Në përmbledhje, për të shkuar në Botëror, Serbia duhet:

– Të fitojë ndaj Andorrës dhe Letonisë;

– Të marrë të paktën një pikë ndaj Anglisë;

– Të shpresojë që Shqipëria të ndalet nga Andorra dhe nga Anglia.

Dhe, nëse dështojnë këto, të mbështetet te rezultatet e Rumanisë, Suedisë dhe Uellsit përmes Ligës së Kombeve.

Një skenar i ndërlikuar, plot kombinime, ku fati i Serbisë tashmë nuk është më vetëm në duart e saj.

Next Post

Festa e golave me simbolin e shqiponjës nga Rey Manaj dhe Fisnik Asllani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.