Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u zgjodh dje zëvendës-president i UEFA-s.
Emërimi i tij si numri dy i organizimit më të madh të futbollit evropian ka shkaktuar “bujë” në Serbi.
Presidenti i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë në Serbi Mirko Poledica,ka reaguar përmes llogarisë së tij në “Twitter” në lidhje me këtë çështje.
Poledica ka shkruar se në serbët nuk kanë nevojë për armiq, pasi ata vetë janë armiq të vetes.
“Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, është zgjedhur sot nënkryetar i UEFA-s. Nëse Serbia futbollistike do të kishte zgjedhur Nemanja Vidiqin për kryetar të FSS, sot Serbia do të kishte një tjetër njeri të futbollit evropian. Ne nuk kemi nevojë për armiq, ne jemi vetvetja”, ka shkruar Mirko Poledica.