Tuesday, 24. March 2026
Sport

Në skenë tashmë futet dhe policia, futbollistja spanjolle denoncon Rubialesin për sulm seksual

GS 06/09/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se situata mes presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales dhe futbollistet Heni Hermoso do të kalojë dhe në rrugë ligjore, me policinë që ka ngritur më në fund hetimin rreth numrit 1 të futbollit në Spanjë.

rubiales hermoso

Kjo gjë erdhi pikërisht pas padisë që Hermoso ngriti ndaj Rubialesit për sulm seksual.

Sipas mediave spanjolle ky hetim do të zgjasë 15 ditë, teksa situata në Spanjë vazhdon të jetë e tensionuar, me shumë futbolliste që nuk pranojnë të luajnë futboll nëse Rubiales vazhdon ende të jetë presidenti i Federatës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: