• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Skoci të dashuruar pas Bajramit, fantazisti ‘pushton’ formacionin e javës në Europa League

28/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Bajrami-Rangers duket një “dashuri” me shikim të parë pasi impakti që fantazisti kuqezi ka pasur te ky ekip është jashtëzakonisht i madh. Në dy sfida e fundit si titullar, Bajrami dhuroi një assist në kampionat, ndërsa në Evropë, në ndeshjen e tij të parë në një turne madhor, i mjaftuan 55 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës.

Në përfundim të ndeshjes kundër Malmo, Bajrami u vlerësua me notën 8,9 nga “SofaScore”, lojtari më i mirë. Jo vetëm kaq, sipas faqes së specializuar për statistikat, Bajrami është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të xhiros së parë në Europa League.

Nga trajner Philippe Clement dhe deri te tifozët, të gjithë flasin me fjalë të mëdha për Nedim Bajramin. Fantazisti kuqezi është një bast i fituar nga Rangers, të patën deri më tani, pasi investuan 4 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga Sassuolo.

Forma e shkëlqyer e Bajramit është pa diskutim një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin Sylvinho në vigjilje të sfidave të radhës në Ligën e Kombeve, pasi Bajrami është një nga lojtarët kyç në skemat e tij.

Image

Next Post

Golat e shpejtë të Bajramit/ Mesfushori kuqezi përsërit atë që bëri në Europian, gol që në minutën e parë te Rangers

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.