• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Spanjë e bëjnë të kryer, Kylian Mbappe kthehet “galaktik” më 23 korrik

22/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Historia mes Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain e Real Madrid është kthyer vërtetë në një “histori dashurie”, me “parizienët” që kërkojnë ta mbajnë “yllin” francez në Paris ose të paktën të përfitojnë një shifër të majme prej tij, ndërsa “galaktikët” e Real Madrid janë tepër të sigurt për dëshirën e 24-vjeçarit për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Mirëpo, teksa pritej që të ishte një verë e qetë, si për “galaktikët” ashtu edhe për Mbappe, mediat spanjolle thonë të kundërtën, me këto të fundit, që e konsiderojnë tashmë sulmuesin francez, si një lojtar të Real Madrid dhe janë të bindur që “ylli” i PSG do të prezantohet te “los blancos”, më 23 korrik.

Sipas raportimeve më të fundit nga “AS” e të tjera media spanjolle, pritet që “legjenda” e Francës dhe Real Madrid, Zinedine Zidane të luajë një rol kyç gjatë këtyre negocioatave, teksa pritet të rikthehet te “galaktikët” kësaj here si Drejtor sportiv, megjithatë nuk përjashtohet as mundësia e caktimit të tij si trajner në rast largimi të Carlo Ancelotti drejt Kombëtares braziliane.

Ndërkaq kujtjomë se, pas një tjetër sezoni të trazuar në Paris, ku nuk arriti asgjë tjetër përveç fitimit të trofeut të Ligue 1, Mbappé refuzoi të ushtronte opsionin e rinovimit të kontratës me “parizienët” edhe për 1 vit ekstra, si dhe ua bëri të qartë tifozëve, se as ndërhyrja e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, nuk do t’ia kthente mendjen, siç ndodhi vitin e kaluar. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Osimhen bën gjest fantastik, shkon në vendlindje dhe luan një ndeshje futbolli me ish-shokët e klasës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.