Monday, 6. April 2026
Sport

Në Spanjë janë të bindur: Bastoni po shtyn për t’u bashkuar sa më parë me Barcelonën

GS 06/04/2026 2 Min. Lesezeit

Alessandro Bastoni “dëshiron të luajë për Barcelonën sa më shpejt”. Ky është titulli në faqe të parë i “Mundo Deportivo”, sipas së cilës mbrojtësi i Interit e ka të qartë interesimin e katalanasve dhe kërkon të gjejë akordin sa më parë të jetë e mundur.

“Bastoni e di që të largohet nga Serie A është zgjedhja më e mirë për të, tani që ka mundësinë për kalimin te Barcelona. E motivon fakti që mund të luajë për katalanasit e veçanërisht në një ekip me Lamine Yamal, të cilin e konsideron të ardhmen e futbollit botëror.

Si profesionist, do të japë gjithçka për Interin deri në fund të sezonit, por interesi i hapur i klubit të madh spanjoll shton presionin në jetën e tij të përditshme”, – shkruhet në artikullin e të përditshmes spanjolle, që u referohet disa “burimeve pranë lojtarit”. Bastoni po shtyn drejt faktit se Interi nuk ka në plan të rinovojë me të në verë.

Interesi i Barcelonës është real, edhe pse klubi katalanas nuk ka bërë ende asnjë ofertë zyrtare. Para ndeshjes me Romën, Marotta nuk e “blindoi” mbrojtësin zikaltër. “Bastoni është një pasuri e Interit dhe futbollit italian. Të tillë e konsiderojmë. Nuk është situata e braktisjes së kësaj fanelle, pastaj, si për të gjithë futbollistët, mund të krijohen situata, që do t’i vlerësojmë më vonë”, – u shpreh drejtuesi i klubit zitalian.

Teilen: