Tuesday, 19. May 2026
Sport

Në stadium me bilbila dhe një App kundër Lukakut, tifozët e Interit nuk pyesin për Kuesturën

GS 29/10/2023 2 Min. Lesezeit

Tifozët e Interit e kanë vendosur që do të përpiqen me çdo kusht t’ia bëjnë sa më të hidhur kthimin Romelu Lukakut në “San Siro”. Ndeshja e sotme mes Interit dhe Romës do të shënojë sfidën e parë si kundërshtar të belgut që ata tashmë e shohin si tradhtar pas historisë së verës dhe po bëjnë maksimumin që ai të mos e harrojë.

653a6efb2e812

Ultrasit kishin planifikuar të shpërndanin 30 mijë bilbila në stadium për të vërshëllyer çdo prekje të topit të tij. Kuestura e Milanos ua ndaloi duke bërë të qartë se do të kishte gjoba të rënda, apo edhe shoqëim jashtë stadiumit. Por ultrasit vazhduan me planin e tyre dhe raportohet se bilbilat do të shpërndahen rregullisht para ndeshjes së sotme.

Për të gjithë ata që nuk mund t’i fusin ilegalisht në stadium, do t’u vijë në ndihmë një App. Në gupet e tifozëve është shpërndarë aplikacioni i cili quhet “Whistle” dhe riprodhon tingullin e bilbilit. Në këtë mënyrë, edhe pa bilbila fizikisht, ata mund t’i kthejnë celularët në të tillë dhe të vazhdojnë të stresojnë Lukakun sa herë ka pranë topin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: