• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në “Stožice” për pikë të çmuara: Kosova përballet me Slloveninë – çfarë ka të veçantë ky stadium

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte në fushë për ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në eliminatoret për Kupën e Botës 2026, ku si mysafire do të përballet me Slloveninë në stadiumin “Stožice” të Lubjanës.

Stadiumi “Stožice”, i pozicionuar në veri të kryeqytetit, është arena më e madhe futbollistike në Slloveni dhe selia kryesore e Kombëtares vendëse.


Banner

I hapur në vitin 2010, ai bën pjesë në kompleksin sportiv Stožice Sports Park, një qendër shumëfunksionale që përfshin edhe një arenë të mbyllur për sporte të ndryshme dhe evente kulturore.

Me një kapacitet prej mbi 16 mijë ulësesh, stadiumi ofron kushte moderne për tifozët dhe mediat, ndërsa fusha e lojës është vlerësuar si ndër më cilësoret në rajon. Atmosfera dinamike dhe akustika e veçantë e këtij impianti shpesh e shndërrojnë atë në një terren sfidues për ekipet që vijnë si mysafire.

Në këtë sfidë të rëndësishme në “Stožice”, Dardanët do të hyjnë me synimin e qartë për të kërkuar fitoren – ose për të marr së paku një pikë – dhe për të siguruar kështu kalimin historik në Play-off, duke e mbajtur të gjallë ëndrrën e Botërorit 2026.

Ndeshja Sloveni – Kosovë fillon nga ora 20:45. /ATVLIVE.TV

Next Post

Klubi italian me rrëfim rrëqethës për mbrojtësin e Kosovës – Como: Vojvoda, shtyllë e mbrojtjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.