Tuesday, 24. March 2026
Sport

Në Tiranë në 2024 për finalen e Superligës, UEFA cakton gjyqtarin e njohur për ndeshjen Poloni-Shqipëri

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

UEFA ka caktuar një arbitër prestigjoz për duelin në Varshavë.

UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarët për sfidën e së enjtes, që do të jenë një 4-she nga Anglia me kryesor Anthony Taylor. 47-vjeçari është një nga emrat më të dëgjuar në Evropë për gjykimin, ndërsa në 2024 ishte në Shqipëri për të ndarë drejtësi në finalen e Superligës mes Egnatias dhe Partizanit.

Poloni – Shqipëri më 26 mars nis në orën 20:45 dhe vlen për ‘play-off’ të Botërorit. Ndeshja zgjat 90 minuta dhe nëse është e nevojshme dueli shkon në shtesë. Kombëtarja që kualifikohet do të luajë një finale ‘play-off’ me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
Nëse është Shqipëria sërish do të luajë në transfertë.

Teilen: