Tuesday, 24. March 2026
Sport

Nedim Bajrami drejt gjigantit skocez

GS 28/08/2024 1 Min. Lesezeit

Lajme interesante vijnë nga Maqedonia e Veriut për të ardhmen e mesfushorit të kombëtares Nedim Bajrami, aktualisht pjesë e Sasuolos në Serinë B italiane.

Portali “Sportmania” ka mësuar ekskluzivisht se Nedim Bajrami transferohet te gjigandi skocez, Glasgow Rangers. Burimet e portalit kanë mësuar edhe detajet e këtij transferimi.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë do të kaloj te gjiganti skocez në formë huazimi, me të drejtë blerje.

Teilen: