• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nejmar: Kristiano një pionier, e morëm për të çmendur

18/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nejmar e ka mbyllur zyrtarisht me Paris SG-në dhe me futbollin europian. Ai dje i ka dhënë lamtumirën shokëve të “vjetër” në Francë dhe shumë shpejt do të nisë aventurën e tij në kampionatin saudit, aty ku ka firmosur një kontratë me Al-Hilalin për dy vjet. Pavarësisht interesimit të Barcelonës, në fund braziliani zgjodhi milionat e shumtë nga Arabia Saudite, duke u bërë njëkohësisht lojtari i tretë më i paguar në histori pas Kristiano Ronaldos dhe Karim Benzemasë, që gjithashtu luajnë në Arabinë Saudite.

ronaldo nejmar mesi

Por Nejmar nuk mund të largohej nga Parisi pa u takuar me shokët e tij te PSG-ja. Siç kishin bërë me Kilië Mbapenë – në rastin e francezit për ta mirëpritur në ekip pas mbarimit të “dënimit” – lojtarët e PSG-së kanë bërë edhe me Nejmarin, duke krijuar një tunel dhe duke e marrë me “shpulla”. “Shpulla” lamtumire për brazilianin. Ndërkaq, Paris SG-ja ka publikuar një video në rrjetet sociale me lamtumirën e Nejmarit. Lojtari i ri i Al-Hilalit kishte ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit të gjithë ish-bashkëlojtarëve të tij nga skuadra pariziane.

Në video shihet Njemar duke përshëndetur të gjithë skuadrën, përfshirë Mbapenë. Stafi gjithashtu shfaqet, me Luis Enriken në komandë, në “tunelin” e zakonshëm të shuplakave. Sigurisht që përqafimi me Mbapenë ka qenë gjesti më i komentuar, veçanërisht pas lajmeve më të fundit nga Franca për përplasje mes tyre. Shumë e kanë cilësuar Mbapenë shkaktar të largimit të brazilianit nga ekipi.

NEJMAR DHE RONALDO – Ndërkaq, Nejmar ka folur dhe për mediat në lidhje me aventurën që atë e pret në Arabinë Saudite. Braziliani ka vënë theksin te Kristiano Ronaldo, duke e bërë atë “fajtor” për transformimin e ligës saudite në një nga kampionatet që po bëjnë shumë zhurmë në botë. 31-vjeçari Nejmar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin në Riad të martën pasi kaloi gjashtë vjet me Paris SG-në. Kristiano Ronaldo pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, nga ana e tij iu bashkua Al-Nasr në dhjetor me një kontratë 2.5 vjeçare pas largimit të tij nga Mançester Junajtid.

“Unë besoj se Kristiano Ronaldo ishte ai që filloi gjithçka, ai ishte pionier i këtij transformimi. Fillimisht të gjithë e quajtën atë një “të çmendur. Por, ju shihni se liga saudite po rritet gjithnjë e më shumë”, tha Nejmar në intervistën e tij të parë pas transferimit të mërkurën. Që me ardhjen e Kristiano Ronaldos, Liga Pro Saudite ka investuar mbi 600 milionë euro për të joshur një mori lojtarësh dhe trajnerësh kryesorë nga klubet evropiane.

LEDJO SEFERKOLLI  – PANORAMASPORT.AL

Next Post

‘Ai po pret’ – sqarohet qëndrimi i Amrabat në mes të betejës së Manchester United dhe Liverpool për marokenin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.