• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nelson Hysa, “luftëtari” i pamposhtur shqiptar

20/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nelson Hysa fitoi titullin europian WBO për peshat e rënda vetëm pak ditë më parë, pasi mundi gjermanin Thorsten Fuchs.

“Gjiganti” shkodran triumfoi me KO që në raundin e parë, duke regjistruar fitoren e 18-të në karrierë në po kaq ndeshje. Prej së cilave 16 me KO.

Ky sukses ka bërë që Hysa të arrijë renditjen më të mirë të një boksieri shqiptar në histori. Në renditjen botërore të peshave të rënda, kampioni kuqezi renditen në vendin e 11-të.

Pas tij ndodhen emra të njohur si Bakhadir Jalolov, kampion bote i boksit amator, por jo vetëm. 39-vjeçari i ka marrë vendin në renditje ish-kampionit të botës, amerikanit Deontay Wilder, i cili ka regjistruar 42 fitore.

Një sukses i jashtëzakonshëm për Hysën dhe boksin shqiptar që arrin të tilla nivele.

Të gjithë presin suksese të tjera nga “luftëtari” i pamposhtur shqiptar, për t’u afruar me vendet e para.

Hysa po përgatitet për një tjetër ndeshje titulli. Objektivi i radhës është mbrojtja e gjerdanin WBO.

Shumë shpejt do të caktohet kundërshtari dhe data e sfidës së ardhshme.

Në datën 19 tetor, Hysa, së bashku me boksierët më të mirë shqiptarë, do të duelojnë në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Next Post

Sainz: Nuk u ndjeva i vlerësuar nga Ferrari! Kalova 3 muaj të vështirë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.